Transmetuar më 13-04-2021, 16:28

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë të martë në Mamurras ku u plagosën tre persona.

Dy prej të tyre ishin efektivë policie.

Konflikti nisi pasi dy efektivët e policisë i kanë bërë thirrje dy të rinjve që po udhëtonin me makinë, që të ndalonin për kontroll.

Pas urdhrit, mes tyre të niste një konflikt për shkak se të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit.

Sipas asaj që raportohet në media, të dyshuarit që u shoqëruan në polici për ngjarjen janë 3 djemtë e ish-deputetit demokrat, Mhill Fufi, përkatësisht Gentian, Besmir dhe Rudolf Fufi.

Po ashtu të dyshuarit mësohet se kanë qenë të shoqëruar në mëngjes në komisariat dhe ata ishin ballafaquar sot me policët e patrullës për provokim dhe hakmarrje.

Ata pas fyerjeve dhe konfliktit fizik me uniformat blu njëri prej tyre ka xjerrë armën duke plagosur njërin dy prej policëve në këmbë, dhe një të tretë.

Menjëherë pas ngjarjes të rinjtë larguar nga vendngjarja.

Policët si dhe shtetasi që mbeti i plagosur janë nisur për trajtim më të specializuar te Trauma në Tiranë.

Nga përplasja fizike që çoi më pas në përdorimin e armëve të zjarrit në Mamurras u plagosën dy efektivët e patrullës Ilir Zeka dhe Flamur  Lleja.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi Nikoll Vorfi (Fufi), i afërm me tre vëllezërit Fufi.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj. /a.m/NOA.al