Transmetuar më 13-04-2021, 16:06

Xhetan Konesha, ky është 50-vjeçari që u vra sot me armë zjarri automatike kallashnikov nga dy vëllezër, ngjarje e ndodhur në fshatin Katund i Ri në Luzni të Dibrës.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi një prej vëllezërve, Mehmet Mera.

Në kërkim është shpallur i dyshuari tjetër, Altin Mera.

Mësohet se sherri ka nisur për një kanal, që ndante pronat e tyre. Debati është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit që i mori jetën  50-vjeçarit, Xhetan Konesha. /a.m/NOA.al