Transmetuar më 17-04-2021, 11:12

Tre qytetarë shqiptarë, njëri nga Shqipëria dhe dy të tjerët nga Kosova kanë humbur tragjikisht jetën sot në një aksident rrugor në Gjakovë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:40 në fshatin Raçë të Gjakovës.

Patrullat policore kanë shkuar në vendin e aksidentit ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.

Nga ana e personelit mjekësor, në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë, tha policia e Kosovës.

Në galeri shihni pamje të aksidentit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për identitetet e të ndjerëve. /noa.al