Transmetuar më 13-04-2021, 14:20

Një përplasje fizike që çoi në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur në Mamurras.

Raportohet paraprakisht për tre të plagosur, dy prej tyre efektivë policie.

Janë plagosur efektivët e patrullës Ilir Zeka dhe Flamur  Lleja.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi Nikoll Vorfi.

Sipas dëshmive policët janë konfliktuar fizikisht me një grup të rinjsh. Një nga efektivët e plagosur është Flamur Zeka (në foto), ndërsa mësohet se vetëm njëri prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri. Tjetri është plagosur si pasojë e përdorimit të sendeve të forta.  Po ashtu edhe shtetasi i plagosur nuk është qëlluar me armë zjarri.

Polici i plagosur me armë zjarri mësohet se është qëlluar në këmbë.  Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit ku po marrin ndihmë mjekësore.

Forca të shumta policie janë nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes.

Dyshohet paraprakisht se pas konfliktit fizik ka pasur shkëmbim të armëve të zjarrit mes policisë së patrullës dhe disa personave, që nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.

Pritet të zbardhen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Janë ngritur pika të shumta kontrollit për kapjen e të dyshuarve që u përfshinë në sulmin e armatosur ndaj forcave të rendit.

/a.m/NOA.al