Transmetuar më 13-04-2021, 13:23

Që ditën e parë të lehtësimit të masave ndaj Covid-19, të rinjtë anglezë u dyndën në ambientet e jashtme të “pub”-eve për të festuar lirinë dhe për të pirë jashtë për herë të parë pas 4 muajsh.

Baret qëndronin të mbyllur që nga data 6 janar, kur në Britaninë e Madhe nisi karantina e tretë.

Por, edhe pse kishin leje për të dalë, policia ishte e pranishme në çdo “pub” që mund të mos respektonte rregullat dhe kujtonte klientët për të ruajtur distancimin social.

Por rinia sic e shihni dhe në foto shfaqen pa maska, pa distancim social, duke kërcyer e kënduar. Mes tyre shihet edhe policia, e cila qëndroi në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës./K.B/NOA.al