Transmetuar më 13-04-2021, 13:10

U caktua sot trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, i cii akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës.

Ngjarja e rendë ndodhi në orën e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

Gjykata e Tiranës hodhi sot shortin. Ndërkohë që seanca e parë do të mbahet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.

Kjo trupë gjykuese do të vendose nëse do ta pranojë ose jo kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga efektivi.

Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid./K.B/NOA.al