Raporti/ Spitalet e Kosovës plot me pacientë me COVID-19
Transmetuar më 13-04-2021, 13:02

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë, thotë raporti i punës për datën 13 prill 2021.

Sipas këtij raporti, 735 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtruar 372 pacientë:

317, të konfirmuar me Sars Cov-2

14, në gjendje të rënduar

325, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 80 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 530 pacientë:

421- të konfirmuar pozitivë

23- në gjendje të rënduar shëndetësore

395- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 99 pacientë

Spitali i Gjilanit, 105 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë.

/a.m/NOA.al