Transmetuar më 13-04-2021, 12:56

Ai nuk mund të duronte më gjatë. Ministri austriak i shëndetësisë Rudolf Anschober është lodhur, siç duket nga pandemia, dhe për këtë arsye dha dorëheqjen. Kuptohet që vendimi vjen nga kompleksiteti dhe vështirësia e menaxhimit të pandemisë Covid në Austri.

Në një deklaratë të shkurtër, ai e motivoi dorëheqjen me një gjendje të lodhjes të shkaktuar nga mbingarkesa e punës gjatë pandemisë.

“Në krizën më të rëndë shëndetësore të dekadave të fundit, Austria ka nevojë për një ministër shëndetësor të përshtatshëm 100%," tha 60-vjeçari. "Unë nuk dua të vetë-shkatërrohem," shtoi ai, duke thënë se gjithashtu do të ketë një pushim edhe në mediat sociale. Deri të hënën, kur të betohet pasardhësi i tij, zëvendëskancelari dhe kolegu i partisë Werner Kogler do të drejtojë Shëndetësinë.

/a.m/NOA.al