Transmetuar më 13-04-2021, 12:02

Në 16 ditë ata imunizuan pothuajse të gjithë popullsinë. Kush, ku ka ndodhur? Butan, një mbretëri e qetë e vendosur në Himalaje, mes Indisë dhe Kinës dhe afër Nepalit, madje ky shtet ka mundur Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Bahreinin për sa i përket vaksinimeve, duke imunizuar 93% të popullsisë së saj të rritur, ose 62% të totalit të 800,000 banorëve. Në vetëm 16 ditë.

Fushata e vaksinimit filloi më 27 Mars – zbulojnë media të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Daily Sabah – dhe u favorizua menjëherë jo vetëm nga popullata e vogël, por edhe nga një rrjet kapilar vullnetarësh, të quajtur ‘desuups’.  Ishte edhe një organizim i mirë. Sepse ata i morën vaksinat në janar, por pritën tre muaj për të bërë injeksionet. Pse?

Sepse ndoqën edhe këshillën e yjeve. Vendi priti rekomandimin e astrologjisë budiste, megjithëse grupi i parë prej 150,000 dozash të AstraZeneca të prodhuara në Indinë fqinje ishte dorëzuar në fund të janarit. Doza e parë në fakt iu dha një gruaje, e lindur në Vitin e Majmunit me shoqërimin e këngëve dhe lutjeve të murgjve.

Butani ka një karantinë të detyrueshme 21-ditore për të gjithë njerëzit që arrijnë në vendin aziatik. Të gjitha shkollat ​​dhe institucionet arsimore janë të hapura dhe të monitoruara për pajtueshmërinë me protokollet Covid-19. Butani është mbretëria e fundit budiste e mbetur në Himalaje. Vendi i vogël ka kaluar nga një monarki absolute në një monarki demokratike dhe kushtetuese.

/a.m/NOA.al