Transmetuar më 13-04-2021, 11:02

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin që u gjetën 143 kg kokainë.

Droga u sekuestrua në portin e Durrës pak ditë më parë.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë./K.B/NOA.al