Transmetuar më 13-04-2021, 08:59

Një vajzë është rrëmbyer në mes të rrugës dhe është mbajtur forcërisht pasi u fut brenda një makine kundër dëshirës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, raporton noa.al. A.K. 35 vjeç, ishte i bindur se vajza me të cilën kishte qenë i lidhur, do të duhej të vazhdonte të rrinte me të.

Por gjërat kishin ndryshuar dhe ata ishin ndarë. Ndaj ajo që ndodhi dje, ishte vazhdim përndjekjeje dhe konsumim i marrjes peng të një personi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" i shtetasit A. K., 35 vjeç.

Policia tha sot se 35 vjeçari u prangos pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën. /noa.al