Transmetuar më 13-04-2021, 08:05

Ylli i “Home Alone”, Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. 40-vjeçari dhe e dashura e tij Brenda Song janë shumë të lumtur pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të vogël me emrin Dakota.

Foshnja e shëndetshme lindi të hënën me 5 prill. Brenda dhe Macaulay, të cilët u takuan në setin e Changeland në 2017, e kanë mbajtur të fshehtë lajmin se do të bëhen prindër deri me ardhjen në jetë të tij.

Emri është një homazh prekës për motrën e ndjerë të Culkin, e cila ndërroi jetë në 2008. Culkin, që mori famë ndërkombëtare me rolin e Kevin tek “Home Alone” pati shprehur dëshirën për t’u bërë baba me ish-yllin e Disney më parë në një intervistë të dhënë në 2018-ën/S.H /NOA.al