Transmetuar më 12-04-2021, 22:17

Në nivelet më të ulëta të futbollit në Spanjë, duket se tifozët janë të pranishëm pothuajse në çdo takim dhe nganjëherë e marrin edhe drejtësinë e ndeshjes në duart e tyre.

Një takim i zhvilluar në ligën e shtatë spanjolle, shfaqi një agresivitet të rrallë mes lojtarëve kundërshtarë dhe tifozëve që më pas u futën në fushë.

Takimi mes CEM Bon Pastor dhe UD Carmelor përfundoi në kaos fundjavën që shkoi.

Skuadra mysafire ishte duke fituar 3-2, e sipas asaj që raporton Daily Star, mbrojtësi i Bon Pastor, Rodrigo Tejada mori një karton të kuq pas një akti të pakuptimtë agresiviteti.

Kjo gjë acaroi lojtarët kundërshtarë për atë ndërhyrje të Tejadas dhe më pas pasoi përplasja mes tyre.

Gjërat u përshkallëzuna kur tifozët u futën në fushë dhe filluan të grushtonin lojtarët mysafirë.