Transmetuar më 12-04-2021, 20:40

Një sondazh i  realizuar me ndjekësit e agjencisë kombëtare të lajmeve NOA, nxjerr dy forcat kryesore politike me diferencë të ngushtë votash.

Partia Demokratike ka grumbulluar 51 për qind të totalit prej 30190 votash, kurse Partia Socialiste ka marrë 49 për qind të totalit të votave.

Lexuesit patën mundësinë që në faqen e noa.al në Facebook të votojnë 24 orët e fundit mes dy zgjedhjeve kryesore për votimet e 25 prillit.

Ky ishte sondazhi i parë që noa.al organizon nëpërmjet Facebook. Një sondazh tjetër do të zhvillohet në prag të zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen të dielën e fundit të prillit. /noa.al