Transmetuar më 12-04-2021, 18:26

Sipas një raporti të fundit të Europol, Shqipëria mbetet burimi kryesor i furnizimit të kanabisit në vendet e Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, në raport thuhet se rrjetet kriminale që merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara.

“Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike të strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth drejtuesve ose relativisht të organizuar fort por e pastrukturuar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Një pjesë e madhe e rasteve raportuar në Europol duke shfaqur dhunë fatale dhe serioze kanë të bëjnë me drogë, në veçanti me tregtinë e kanabisit”, thekson raporti.

Në të njëjtin raport nënvizohet se veprimtaria e shqiptarëve është e shtrirë edhe në spanjë, sa i përket trafikut të kanabisit.

“Grupet kriminale, kryesisht nga shtetas shqiptarë, kanë krijuar fabrika të prodhimit në shkallë të gjerë të kanabisit me tre-katër korrje në vit në zonat e qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë”, vijon raporti. /k.k/noa.al/