Transmetuar më 12-04-2021, 16:55

Miguel Bosè, 65 vjeç, flet në një intervistë me Jordi Évole për “TV La Sexta” dhe zbuloi anët e errëta të së kaluarës dhe të tashmes së tij, duke përfshirë edhe qëndrimin e diskutueshëm ndaj Covid.

“Jam një mohues dhe e them kështu me kokën lart… Nëna ime? Nuk ishte virusi që e vrau atë,”- tha këngëtari, i cili fton gazetarin të hiqte maskën ndërsa e intervistonte.

Ai foli edhe për periudhën e vështirë të rinisë së tij që e jetoi midis "drogës, apo orgjive", problemeve me të atin apo edhetë ndarjes nga Nacho Palau.

Miguel Bosé humbi nënën e tij nga Covid, ndërsa tani ai fton mohuesit spanjollë të protestojnë në rrugë kundër masave anti-Covid.

Pas vitesh mungesë nga media, Bosè kthehet të flasë për veten e tij në një bisedë të gjatë, transmetuar në dy episode, e para në 11 Prill dhe e dyta në 18 Prill.

Intervista e tij ka shkaktuar shumë diskutime për pretendimet që ai ngriti rreth humbjes së nënës së tij, e cila vdiq në 23 mars të vitit të kaluar. Ajo ishte një nga viktimat e shumta të valës së parë të pandemisë në Spanjë, por këngëtari nuk ka dyshime: Ishte diçka tjetër që e vrau atë… Nëse unë flas, do të thosha gjëra shumë të rrezikshme për ata që duhej ta trajtonin atë "dhe në lidhje me Covid” ai shton: Ishtë një plan i hartuar në mënyrë që ne të mos dimë asgjë… ".

/a.m/NOA.al