Transmetuar më 12-04-2021, 12:34

Një grua e moshuar vdiq tre orë pasi mori vaksinën Pfizer. Gruaja 83-vjeçare, e shtruar në spital në një RSA në provincën e Riminit, vuante nga Covid, por u shërua dhe ndërroi jetë pas vaksinës.

Djali i saj ka bërë një ankesë në Prokurorinë Publike për vdekjen e saj. Sipas gazetave lokale të Rimini, 83-vjeçarja, gjithashtu vuante nga sëmundje të tjera të rënda, por kishte kontraktuar edhe Covid, duke rezultuar pozitive në 1 dhjetor, me simptoma të lehta dhe ishte shëruar.

Njëzet e një ditë më vonë ajo kishte dalë nga izolimi.

Më 15 janar gruaja e moshuar u vaksinua dhe pas tre orësh ajo vdiq për arsye që mjekët – sipas ankesës së paraqitur nga avokati Luca Greco, që përfaqëson djalin – nuk mund të përjashtojnë ose konfirmojnë se ato kanë lidhje me imunizimin. Anëtarët e familjes gjithashtu kërkojnë të sqarojnë pse gruas së moshuar iu dha vaksina pavarësisht nga koha e shkurtër që kaloi nga infeksioni.

/a.m/NOA.al