Transmetuar më 12-04-2021, 11:49

Parulla anti-islame u shfaqën orët e fundit në perëndim të Francës, në fasadën e një qendre kulturore muslimane në Rennes, përpara fillimit të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, i cili është muaji më i rëndësishëm për muslimanët.

Besimtarët e qendrës zbuluan parullat fyese, përfshirë “Kryqëzatat do të vazhdojnë”, “Katolicizmi është feja shtetërore”, raporton noa.al duke cituar AFP.

Qeveria franceze dënoi parullat islamofobe dhe tha se sulmi ndaj muslimanëve ishte një sulm ndaj Republikës.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se ishte një sulm ndaj lirisë themelore të besimit dhe se muslimanët meritojnë të njëjtën mbrojtje si çdo grup tjetër fetar në Francë, njoftoi Reuters.

Ministri Darmanin vizitoi Rennes dhe dënoi mbishkrimet që fyenin muslimanët në Francë.

Presidenti i këshillit rajonal të muslimanëve, Mohammed Zaidouni, tha se besimtarët muslimanë janë “bij të Republikës (franceze) dhe përballen me urrejtje dhe barbarizëm”.

Franca ndjek një formë të rreptë të sekularizmit, e cila është krijuar për të ndarë fenë dhe jetën publike. /K.B/NOA.al