Transmetuar më 12-04-2021, 11:28

Në një kohë kur në Paris po punojnë për të shtyrë Neymar drejt rinovimit të kontratës, “L’Equipe” sjell një tjetër prapaskenë për të ardhmen e sulmuesit brazilian.

Sipas të përditshmes franceze, Messi thuajse çdo ditë telefonon ish shokun e skuadrës duke i kërkuar të rikthehet në Barcelonë. Që nga dita kur Joan Laporta është rikthyer të drejtojë Barcelonës, hijet e një largimi të mundshëm të Leo Messit thuajse janë shuar.

Rinovimi i kontratës me blaugranët tashmë duket thjeshtë çështje kohe. Presidenti i ri po bën gjithçka është e mundur për të mbajtur larg ekipet që kërkojnë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Sipas “L’Equipe”, stafi i ri i Barcelonës po bën gjithçka për të rikthyer Neymar në “Camp Nou”, nëse kjo do të bëhej realitet nuk do të kishte asnjë shans që Messi të largohej. Messi-Neymar kanë luajtur së bashku për katër sezone ku kanë fituar 9 tituj, përfshi këtu është një Champions League në 2015.

Që nga dita kur u largua nga Barcelona për një shifër rekord 222 milion euro, për Neymar dhe rikthimin e tij përkrah Leo Messit është folur shumë. Ky diskutim pritet të përfundojë këtë sezon, Neymar duhet të zgjedh, të rinovojë me PSG ose të bëjë dhe një tentativë të fundit për tu bashkuar me Messin.

Kjo nuk pritet të jetë një lëvizje e lehtë për Laportën pasi kostot e këtij operacioni janë shumë të larta ndërsa dhe PSG po bën gjithçka për të joshur brazilianin./K.B/NOA.al