Transmetuar më 12-04-2021, 10:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por dështoi me sukses.

Basha vlerëson se janë 100 dështime të Edi Ramës dhe ndalet në ato që i sheh si më serioze. Sipas Bashës, Rama nuk mbajti premtimin për transparencë duke arritur në problematikën që nxori DASH se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, thotë kreu i PD Basha, raporton noa.al.

/K.B/NOA.al