Transmetuar më 12-04-2021, 08:11

Një serb i cili duhet ta kalojë jetën e tij burgjeve, është bërë protagonist krimesh të tjera pasi sulmoi gardianët e burgut duke plagosur pesë prej tyre.

Igor Rus, 40 vjeç, njohur edhe si Norbert Feher, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje në Bolonja dhe Ferrara, Itali.

Arrestimi i tij erdhi në fund të vitit 2017, kur ai kreu vrasje të tjera, këtë radhë në Spanjë. Policia atëherë tha se pjara se të kapej, ai kishte vrarë dy agjentë të Guardia-s Civile dhe një fermer në Spanjë.

Plagosja e pesëfishtë erdhi kur punonjësit e burgut në Duenas të Spanjës po përpiqeshin ta transferonin në Saraguza, ku do t’i nënshtrohej një rigjykimi.

Serbi përdori pllakat e marra nga banja e qelisë së tij për të sulmuar disa nga punonjësit, pasi nuk donte të transferohej në Saraguzë, ku niste gjyqi kundër tij, nën akuzë të re për vrasje të trefishtë.

Pesë personat e sulmuar mbërritën në spital me lëndime të shkallëve të ndryshme, por asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. Pas sulmit, personeli i burgut arriti ta transportonte atë në një pjesë të burgut, ku një njësi speciale e Guardia Civil ishte duke pritur që ai të transferohej.