Transmetuar më 12-04-2021, 07:17

Java e re 12 deri 18 prilë 2021 ka nisur me mot të qendrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura.

Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjtë brigjeve detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

E Hënë, 12 Prill 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e me presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë  në vendin tonë mot të qëndrueshëm gjatë ditës së sotme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte.

Temperaturat:

Zona malore 4/18

Zona e ulët 6/22

Zona bregdetare 8/21 gradë Celcius.

Kosova, e Hënë, dt 12 Prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 20 gradë Celcius.

E Martë, 13 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore 6/15

Zona e ulët 8/18

Zona bregdetare 10/19 gradë Celcius.