Transmetuar më 11-04-2021, 22:07

Në mediat sociale janë shpërndarë disa video ku shihet sherri mes dy grave në një aeroplan, të cilat po ziheshin se kush do dilte e para nga mjeti fluturues.

Pasagjerët e tjerë ishin mjaft të irrituar nga kjo zënkë sepse po bëheshin vonë.

Kjo ngjarje ka ndodhur psrs disa ditësh, pasi aeroplani nga Los Angeles u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Phoenix Sky Harbor.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë njerëzit që përpiqeshin t’i ndanin dy gratë që po përlesheshin.

Një anëtar i ekuipazhit dëgjohet duke thënë: “Thirrje për zbatimin e ligjit, thirrje për zbatimin e ligjit”.

Më poshtë pamjet: