Transmetuar më 11-04-2021, 20:06

Legjenda e hip-hopit, DMX emri i të cilit është Earl Simmon, së fundmi ndërroi jetë në moshën  50-vjeçare në Spitalin White Plains, në SHBA.

Ai ishte shtruar në spital që java e kaluar kur pësoi sulm në zemër nga mbidoza.

Qindra persona thuhet se u mblodhën të hënën për t’u lutur dhe për të ofruar mbështetje për DMX, ndërsa ai mbetej i shtruar në spital pas një sulmi në zemër që pësoi të premten.

DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”.

Reperi ka patur fansa nga e gjithë bota, madje në 2013 ka qënë në një koncert në Prishtinë.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale ai shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe.