Transmetuar më 11-04-2021, 20:52

Ne mund të nxjerrim përfundime të vlefshme në lidhje me karakterin e një personi duke "lexuar" formën e buzëve të dikujt

Çfarë mendoni për njerëzit që pretendojnë se mund të gjykojnë një karakter vetëm duke parë një person? 

Nëse mendoni se mund të mos jenë të gabuar, mbase duhet të filloni duke i kushtuar vëmendje formës së buzëve, e cila "tradhton" shumë elementë të karakterit tonë, ju sjell noa.al këtë përshkrim të llojeve të buzëve që kanë përgatitur astrologë të njohur edhe për anën sociologjike të njeriut.

E pra, buzët tuaja, çfarë u thonë të tjerëve? 

Buzë natyrshëm të plota 

Të gjithë i kanë admiruar buzët e Angelina Jolie. Ky është shembulli tipik i një njeriu me shumë dhembshuri dhe instinkte të forta prindërore.

Një njeri që ka buzë të tilla, bëhet mbrojtës i shumë të tjerëve, ata mbështeten tek ai dhe duan ta kenë pranë.

Buzë të holla

Kirsten Dunst ka buzë të tilla. Njerëzit me këtë lloj buzësh janë më të vetmuar dhe mbajnë profil të ulët në shoqëri dhe publik. Ata janë introversë, por kjo nuk do të thotë se janë të varur nga të tjerët. Janë të pavarur dhe mund të bëhen partnerë të mirë, për sa kohë që partneri i tyre jepet plot mbështetje dhe respekt në marrëdhënie.

Buzë që janë të plota në mes

Ka buzë që janë me mish në mes dhe më të hollë në skajet. Chrissy Teigen, për shembull, ka buzë të tilla. Këta njerëz kërkojnë të kenë "antenat" e kujtdo, të përqendruara tek ta. 

Ata janë krenarë për veten e tyre dhe janë nga natyra interpretues të çdo gjëje që hasin. Preferojnë të kenë gjithmonë njerëz përreth, pasi nuk u pëlqen vetmia. Të jenë në qendër të vëmendjes është e vetmja gjë që i bën ata të lumtur.

Buzë në formë V me një "hark dashurie" të fortë

"Përkulja e dashurisë" është forma që ka buzën e sipërme dhe duket pak si V. Në disa është më intensive dhe në të tjera jo. Për shembull, "harku" i Taylor Swift është intensiv. 

Kjo tregon një person krijues që vazhdimisht dëshiron të shprehet në çdo mënyrë, ta thotë atë që ka në mendje. Ai ka dhe një memorie të fortë, kujton gjithçka. Po ashtu, vendos shpejt, është spontan dhe impulsiv.

Buzë me një "hark dashurie" të rrumbullakosur

Për të pasur një imazh në mendjen tuaj, shikoni foton e Amanda Seyfried. Kjo figurë tregon një njeri me dhembshuri dhe dashamirësi. Është e ndjeshme dhe mund të shqetësohet lehtë. Një njeriu me buzë të tilla uk i pëlqen aspak padrejtësia dhe fatkeqësitë nuk do që ti pranojë. Ai pëlqen të ndihmojë njerëzit dhe shpreh shqetësimet e tij kur shikon telashe te kushdo.

Buzë të holla thuajse inekzistente

Imazhi i parë që vjen në mendje është Julia Roberts. Këta njerëz janë shumë të përgjegjshëm dhe të besueshëm. Ata janë bujarë dhe shpesh e lënë pas dore veten për hir të të tjerëve. 

Sidoqoftë, ia dalin të merren dhe me çdo problem të tyrin duke qenë efektivë për zgjidhjen e tyre. 

Buzë të zakonshme

As me mish, as të holla, as inekzistente. Thjesht të zakonshme. Një shembull tipik është Emma Stone. Këto buzë tregojnë një njeri të ekuilibruar që karakterizohet nga jeta e tij e qetë dhe aftësia për të zgjidhur çdo problem që lind. 

Mendja e shëndoshë gjithashtu i ndihmon ata të jenë dëgjues shumë të mirë. Qeshin shumë dhe në marrëdhëniet e tyre nuk janë të varur dhe as nuk kërkojnë dramë.