Transmetuar më 11-04-2021, 18:38

Në 24 orët e fundit janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Shtatë qytetarë kanë humbur jetën pas infektimit me COVID19. Ata janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 nga Lushnja dhe një nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238 Të shëruar në 24 orë     517 Të shtruar në spitale      221 Humbje jete në 24 orë    7 Testime ditore                2684

Testime totale            589,607 Raste pozitive             128,393 Raste të shëruara        97,723 Raste Aktive                 28,353 Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë   19959 Fier      2483 Durrës  1195 Gjirokastër  1202 Shkodër  1015 Korçë   738 Vlorë     646 Kukës    323 Dibër    347 Elbasan  255 Berat    88 Lezhë     102