Transmetuar më 11-04-2021, 16:44

Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në punatën e radhës të ”Expuls”, në RTV Ora.

Olsi tregoi për herë të parë, i pyetur nga moderatori për përjetimet qesharake të skenës së puthjes në buzë me Albano Bogdon në filmin “Falco”.

“E kisha harru… Ajo skena është bërë nja 6 herë. 6 herë në buzë me Albanon. Kur u bë e shtata, fillova duke e pare njëëherë.

Bano thashë, avash avash. Se Albano s’e kishte problem, mezi priste skenën. O vlla thashë, me terezi. E bukura është se bëmë 6 dubla dhe morën dublën e parë.

I kam mbajt buzët mbyllur, i thashë më puth baby kiss. Ai nuk ndalonte, unë ja bëja me sy ik”, u shpreh ai.

I pyetur më tej nëse ka pasur ndonjë gricmë homoseksualiteti gjatë puthjes, Olsi tha jo.