Transmetuar më 11-04-2021, 12:13

Real Madrid ka fituar “El Classicon“ dhe njëkohësisht kreun e renditjes në La Liga.

Madrilenët zhvilluan një pjesë të parë fantastike duke shënuar dy gola.

Benzema realizoi një gol klasi ndërkohë Kroos përfitoi gjatë një goditje dënimi kur topi u devijua në mur dhe u përplas në fund në rrjetë.

Barcelona ngushtoi diferencat në minutën e 60-të me Minguezën, por vetëm kaq. Katalanasit mund të ishin në krye të renditjes edhe pas një barazimi në “El Classico’’, por tashmë duhet të shohin dy vendet e para nga 1 pikë më pak, në vendin e tretë.

Gjithsesi Atletico nuk e ka thënë fjalën e fundit, pasi ka një ndeshje më pak që e luan nesër në transfertën e Real Betis./K.B/NOA.al