Transmetuar më 11-04-2021, 12:03

Sherri nuk po i ndahej nuse-vjehërr në familjen Markja në Maqellarë të Dibrës. Dhe natën duke u gdhirë dita e sotme, ndodhi përplasja e fundit, gruaja e moshuar u goditën me thikë dhe humbi jetën në vend.

Miranda Markja, 44 vjeçe, është autorja e dyshuar e krimit në familje, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mburrim të komunës Maqellarë, në familjen Markja nisi një konflikt për motive të dobëta, ende të paqarta.

Në një moment, Miranda ka rrëmbyer një thikë dhe ka goditur me të, vjehrrën e saj 74 vjeçare, Naile Markja.

Goditja ishte fatale sepse plaga që i shkaktoi i solli vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja pasoi ndërhyrjen e policisë. Ajo tha sot se ka arrestuar për krimin, Miranda Markja 44  vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi plagosi me thikë vjehrrën e saj Naile Markja, 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Pas arrestimit në flagrancë të nuses që vrau vjehrrën në banesën ku jetonin, e dyshuara i tha policisë se e kreu krimin në kushtet e konflikteve të vazhdueshme.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare". /noa.al