Transmetuar më 11-04-2021, 11:59

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 143 kg kokainë që u sekuestrua dje në Portin e Durrësit. 40 ditë më parë në fillim të muajit mars, ngarkesa është futur në konteiner dhe më pas është ngarkuar në anijen “MSC MIRRELLA” në portin Guayaquil në Ekuador është fillimi i itinerarit të ndjekur për sjelljen e lëndës nakortike në Shqipëri.

Nga Ekuadori ngarkesa ka përfunduar ne portin e Panamasë të quajtur Rodman, ku është ngarkuar në anijen e transportit “MSC NAOMI” dhe është nisur drejt Italisë për të kaluar tranzit në portin e “GIOIA TAURO” në Kalabri.

Në këtë port, konteineri bashkë me anijen kanë qëndruar pak më shumë se një javë. Më pas është nisur me anijen “Contiship” drejt portit të Pireut në Greqi dhe nga andej dje në mëngjes ka mbërritur në Shqipëri. Në Greqi është nisur drejt Shqipërisë me anijen “Dance”. Pasi ka lënë ngarkesën në Durrës anija ka pasur destinacion final portin e Tivarit në Malin e Zi.

Bashkëpunimi me agjencitë e huaja ka bërë të mundur marrjen e informacioneve se në këtë konteiner kishte ngarkesë droge. Policia shqiptare e dinte prej dy tre javësh që do vinte ngarkesa me drogë. Duke marrë parasysh faktin që 200 pakot kishin mbishkrime identifikuese dyshohet se ishin porosit nga tre grupe të ndryshme kriminale në Shqipëri.

Policia dhe antidroga po punon identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa po “zbërthehen” telefonat e dy administratorëve që janë arrestuar Klajdi Xibraku 30 vjeç dhe Erion Peti 42 vjeç./K.B/NOA.al