Transmetuar më 11-04-2021, 10:05

Një 40-vjeçar me inicialet A.A. është arrestuar në Bushat pasi u kap duke kultivuar kanabis në serë.

Policia thotë se operacioni në Vaun e Dejës u zhvillua pas informacioneve në rrugë operative. Kanabisi ishte kultivuar në fshatin Kosmaç, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia thekson se vijon kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./K.B/NOA.al