Transmetuar më 11-04-2021, 09:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot, sipas tij, një tjetër ‘dështim’ të kryeministrit Edi Rama.

13 ditë pas zgjedhjeve, përmes një story në ‘Instagram’ kreu demokrat shtron pyetjen nëse Rama e ka mbajtur premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor.

“13 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A e mbajti Edi Rama premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor? Përgjigja; Jo. Banka për Zhvillim Rural është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës.”, thuhet në reagimin e Bashës./K.B/NOA.al