Transmetuar më 10-04-2021, 21:35

Ndërron jetë nga Covid-19 një mjek psikiatër i spitalit të Krujës.

Përparim Pengili ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare.

Mjeku, 3 ditë pasi u infektua nga COVID-19 u shtrua në spitalin e Sanatoriumit ku dhe sot ndërroi jetë.

Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë, madje me shtyrje pensioni, por COVID-19 ia mori jetën.

“Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten. Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin. U prehsh ne paqe njeri i mire”, njofton Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni Krujë".