Transmetuar më 10-04-2021, 21:11

Ndërkohë që qeveria italiane vazhdon të tregojë tabela triumfuese të një fushate vaksinimi që vazhdon me vështirësi, qytetarët konfirmojnë se nuk kanë besim tek vaksina AstraZeneca, sot ripagëzuar Vaxzevria.

Ka ndryshuar emri por jo përbërja: një ilaç mbi të cilin mbeten shumë pikëpyetje të pa sqaruara asnjëherë në mënyrë bindëse, as nga EMA (Agjensia Europiane e Ilaçeve), as nga vetë shtëpia farmeceutike.

Sipas mediave italiane, vazhdohet të flitet për “përfitime më të mëdha se rreziqet”.

Por asnjë, nuk e ndjen t’i sigurojë në mënyrë përfundimtare qytetarët.

Dhe kështu, në mënyrë më se të kuptueshme, italianët tani bëjnë garë mes tyre për të hequr dorë nga marrja e saj, në pritje të ilaçeve më të sigurta se këto aktualisht të disponueshme.

EMA ka dhënë udhëzime të buta, duke pranuar lidhjen mes vaksinës dhe trombozës, por megjithatë tentojnë të bëjnë thirrje për qetësi, duke kontribuar në valën e tërheqjeve të ardhur këto ditë.

Komisioneri Special Francesco Paolo Figliuolo vazhdon të sigurojë të gjithë, duke shpjeguar që objektivi i 500 mijë të vaksinuarve vazhdon të mbetet për fundin e prillit.

Por pothuajse në të gjitha rajonet italiane, tërheqjet tashmë janë konstante./noa.al/