Transmetuar më 10-04-2021, 21:00

Cili është mesazhi i fshehur pas numrit?

Të shtëna me armë u dëgjuan sot në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për nder të Princit Philip.

Topat nisën të bëjnë gjuajtje menjëherë pas mesditës të Shtunën në Londër, Edinburg, Cardiff dhe Belfast, si dhe Gjibraltar dhe Marina Mbretërore. 

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes, ky ishte "një moment për të nderuar shërbimin e tij ushtarak, shërbimin e tij aktiv në Luftën e Dytë Botërore dhe momente të nderuara që pasuan shumë dekada më tej".

Numri i të shtënave me armë ishte 41. Por, cili është mesazhi prapa këtij numri? Është një zakon që daton që nga shekulli i 18-të dhe i ka rrënjët në të kaluarën e Marinës Britanike.

Meqenëse anijet kishin 7 topa me një kapacitet maksimal prej 3 gjuajtjesh për top, kjo do të thoshte se më së shumti që mund të qëllonin ishin 21 të shtëna.

Në fakt, kur një anije hyri në portin e Londrës, ajo "u zbraz" me 21 të shtëna, duke dashur të tregonte qëllimet e saj të mira dhe paqësore.

Përshëndetja e nderit mbizotëroi kështu për tu bërë me 21 të shtëna. Sidoqoftë, pasi vdekja e Princit Philip është një ngjarje madhore për Marinën Britanike, 20 të shtëna shtesë shtohen në shenjë respekti. /noa.al