Transmetuar më 10-04-2021, 19:17

Modelja e njohur, Alara Stanllek, e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ka folur për ngjarjet më të nxehta që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në “Për’puthen”.

Duke folur në lidhje me rikthimin e Atdheut në studio, ajo u shpreh se të gjithë djemtë aty janë mërzitur.

Sipas saj, kjo ka ndodhur pasi Atdheu merr menjëherë vëmendjen e të gjitha vajzave, sepse është simpatik dhe tërheqës.

Ndërsa për Antonelën, e cila pati një takim 4-minutësh me të, Alara dhe se ajo është vajzë e zgjuar dhe një nga qëllimet e saj është vëmendja.

“Është një lëvizje e zgjuar dhe për të marrë vëmendje, bëri takimin me Atdheun. Nuk besoj se ka diçka mes tyre, pasi ai para se të ikte ka pasur konfuzionet e veta. Antonela nuk pëlqen asnjë aty. Ndoshta nuk bëjnë lojë, nuk kanë gjetur vërtetë dikë aty që u pëlqen”, tha modelja.

E pyetur në lidhje me puthjen që ka ndodhur mes tyre, ku Antonela tha se e ka puthur me zor Atdheu, Alara tha se nuk mendon se ka ndodhur ashtu.

“Nuk mendoj se Atdheu e mori me zor dhe e lidhi në makinë. Ajo ka hyrë me dëshirë. Çdo njeri puthet me atë që do, nuk ka nevojë të bëhet kaq e madhe”, u shpreh modelja.