Transmetuar më 10-04-2021, 18:43

Një rast tjetër i vdekjes raportohet në Itali pas një doze vaksine, por duhet theksuar se për momentin nuk është përcaktuar asnjë shkak-efekt.

Një i moshuar 81 vjeçar vdiq nga tromboza fulminante rreth 12 orë pasi kishte marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Ai kishte qenë mirë para vaksinës, nuk kishte sëmundje të mëparshme.

Të kontaktuar në lidhje me rastin, autoritet shëndetësore u thanë medieve italiane se nuk ka prova që vdekja të ketë lidhje me vaksinën.

Familja mund të kërkojë hetime, por tha se nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë. Djali postoi një postim në Facebook mbi vdekjen e të atit, por pa bërë polemikë. Familjarët tani kërkojnë vetëm që të jenë në gjendje të vajtojnë largimin e të moshuarit në heshtje. "Më në fund ishit të lumtur” – shkroi i biri – “i bëtë testet dhjetë ditë më parë, gjithçka në rregull përveç kolesterolit pak të lartë. Ecje çdo ditë përgjatë bregdetit Senigallia, larg shqetësimeve dhe problemeve të punës së cilës i ke kushtuar gjithë jetën tënde”.

Ai po shijonte vitet e pensionit.  – “Ishit po aq i lumtur për të marrë dozën e dytë të Pfizer – vazhdon djali – më e sigurta e vaksinave. Në mëngjes në orën 8.30 keni qenë një nga të parët në radhë. Pas injeksionit ju shkuat në port për të marrë një fileto toni për ta pjekur në skarë dhe pas drekës një shëtitje në diell, pastaj një çaj dhe dy biskota, një javë e çuditshme në kopshtin pas shtëpie që pas 50 vitesh ishit në gjendje më në fund për të ristrukturuar”.

Gjithçka duket se po shkonte mirë. Ai kishte ngrënë supë në darkë dhe pastaj filloi të shikonte televizion. Pastaj situata u përkeqësua.

“Mallkuar ajo trombozë” – përfundon djali – “që të la në krahët e gruas tënde të dashur. Mund të ndodhë, ju ishit plakur, disa gjëra nuk mund të parashikohen dhe mund t’u ndodhë të gjithëve. Në Itali prej Covid 300/500 njerëz vdesin në ditë dhe vetëm një në një mijë ngrenë shqetësimin për vaksinat. Por ajo akoma e keqja më e vogël për të gjithë. Doktori më tha. Unë gjithashtu do të isha dakorduar nëse një në një mijë nuk do të kishte qenë babai im”.