Transmetuar më 10-04-2021, 18:17

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3342 testime (më tepër se një ditë më parë), nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë,  16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste  në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Prill 2021)

Raste të reja ditore        360

Të shëruar në 24 orë     534

Të shtruar në spitale      227

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3342

Testime totale            586,923

Raste pozitive             128,155

Raste të shëruara         97,206

Raste Aktive                 28,639

Humbje jete                  2,310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20157

Fier      2509

Durrës  1208

Gjirokastër  1197

Shkodër  1010

Korçë   730

Vlorë     691

Kukës    342

Dibër    346

Elbasan  248

Berat    100

Lezhë     101