Transmetuar më 10-04-2021, 18:13

Edhe pse 24 orët e fundit (e premte 9 prill 2021, 00-24.00 u kryen plot 3342 testime, u regjistruan vetëm 360 raste të reja me Covid-19 duke bërë që për herë të parë të arrijë në 10 për qind pozitiviteti nga deri 40 për qind që ishte disa javë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë,  16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste  në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

Të shëruarit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

Këto 24 orë që kaluan, gjashtë qytetarë kanë humbur jetën pas infektimit me COVID19. Ata ishin 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç.

Statistika (10 Prill 2021)

Raste të reja ditore        360 Të shëruar në 24 orë     534 Të shtruar në spitale      227 Humbje jete në 24 orë    6 Testime ditore                3342

Testime totale            586,923 Raste pozitive             128,155 Raste të shëruara         97,206 Raste Aktive                 28,639 Humbje jete                  2,310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë   20157 Fier      2509 Durrës  1208 Gjirokastër  1197 Shkodër  1010 Korçë   730 Vlorë     691 Kukës    342 Dibër    346 Elbasan  248 Berat    100 Lezhë     101