Transmetuar më 10-04-2021, 16:08

Një sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se origjina e lëndës narkotike është nga Ekuadori.

Bëhet me dije se sasia e 200 kilogramë kokainë është zbuluar brenda një kontenieri i cili vinte tranzit nga Turqia për në portin e Durrësit.

Bëhet me dije se kjo është sasia e peshuar deri më tani, por dyshohet se mund të ketë një sasi më të madhe se 200 kilogramë lënde narkotike e llojit kokainë.

Mësohet se droga ishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane që vinte nga Amerika Latine. Ndërkohë SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten të ekzekutohen nga momenti në moment.

Kompania, në kontenierët e së cilës u gjetën rreth 200 kg kokainë, kishte selinë në Tiranë dhe bëhet fjalë Massabi Fruits e cila operonte në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine.

Nga sa është raportuar deri më tani mësohet se kompania ishte me ortakë, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.

Deri më tani bëhet e ditur se është shoqëruar një nga punonjësit e kësaj kompanie, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një nga ortakët, apo një tjetër person. /S.H /NOA.al