Transmetuar më 10-04-2021, 15:57

Një e moshuar 104 vjeçare në Kolumbi doli nga spitali e shoqëruar nga duartrokitjet e personelit shëndetësor. Carmen Hernandez u bë simbol i luftës kundër koronavirusit pasi e mundi për herë të dytë sëmundjen.

Ricardo Morera: “Ajo na frymëzon që të vazhdojmë punën. ishte një rast tepër i vështirë pasi zonja ka humbur hundën e saj nga karcinoma, ndaj ishte sfidë t’i jepnim oksigjen. Hera e dytë e infektimit shkaktoi ndërlikime.”

Hernandez kaloi 21 ditë në kujdes intensiv në spitalin e Tunhas, një qytet në Andet kolumbiane, 130 km larg Bogotasë. Hernandez ishte infektuar herën e parë në qershor e më pas në muajin mars fill pa vaksinimit.

Pas shërimit e moshuara u transportua nga një ambulancë në azilin ku jeton. 104 vjeçarja kolumbiane nuk është e vetmja. në botë janë dhe disa bashkëmoshatarë të saj që ia kanë dalë: Një 109 vjeçare Hilda Braun e si dhe 108 vjeçarja Ana del Priore, e cila kishte kaluar dhe gripin spanjoll. /S.H /NOA.al