Transmetuar më 10-04-2021, 14:49

Mbretëresha u tha të ketë qenë në shtratin e burrit të saj, Princit Philip kur ai vdiq në Kështjellën Windsor dje në mëngjes.

Pallati Buckingham nuk ka pranuar të japë detaje nga vdekja e tij, por mendohet se ai ishte sëmurë në gjendje të rëndë dhe se gjendja e tij u përkeqësua brenda natës të enjten.

Në fillim të këtij viti, Duka i Edinburgut, 99 vjeç, kaloi 28 ditë në spital për trajtimin e një infeksioni dhe gjendje të mëparshme të zemrës, duke u kthyer në kështjellën Windsor më 16 mars.

Ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua përsëri këtë javë, sugjerimi për ta çuar atë në spital përsëri u ndalua nga mbretëresha, sipas burimeve të pallatit.

Bashkëshortja vendosi që burri i saj të vdiste në shtëpinë e tij, ‘në shtratin e tij’ dhe ‘me kushtet e tij’.

Një burim tha: “Ai kaloi shumicën e katër javëve që ishte në spital duke u përpjekur të shkonte në shtëpi. Ata i operuan zemrën në një përpjekje për t’i dhënë atij pak më shumë jetë. Por ai nuk u interesua shumë për këtë. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të dëshironte të vdiste në spital”. /S.H /NOA.al