Transmetuar më 10-04-2021, 08:25

Milaim Zeka, ish-deputet dhe emër i njohur edhe në botën e showbizzit nuk ngurroi t’i përgjigjej një pyetje sikletosëse para kamerave.

Në një emision televiziv kosovar, Zeka u pyet se me cilën artiste kosovare do të donte të kalonte një natë, dhe nuk përtoi të përgjigjet me plot sinqeritet.

“Me të thanë të drejtën, shumë më pëlqen, e kisha kalu jo një natë po një javë. Është Yllka Gashi”, tha ai.

Megjithatë, ish-deputeti jep tjetër përgjigje kur vjen puna se me cilin person do ta kalonte një javë.

“A me Roza Anagnostin e kisha kaluar një javë”, ka thënë Zeka.

/a.m/NOA.al