Transmetuar më 09-04-2021, 23:49

Falë vaksinimit, Britani e Madhe numëron vetëm 53 vdekje dhe vetëm 3 030 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Sukses është regjistruar edhe në fushatën e vaksinimit, me 38 milion të vaksinuar, përveç regjistrimit të 92% më pak të vdekjeve gjatë javës së fundit.

Për gati një vit nga nisja e pandemisë, Britania e Madhe mbante rekord në renditjen e vdekjeve totale nga Covid-19, në raport me popullsinë.

Pas Britanisë së Madhe vjen Italia.

Spanja ishte një hap larg tyre, sa i përket përqindjes së viktimave.

Por në bazë popullsie, më keq renditen Republika Çeke, Hungaria, Bullgaria, Belgjika dhe Sllovenia.

Britania e Madhe aktualisht numëron 127 000 viktima, ose e llogaritur  ndryshe 1 863 vdekje për një milion banorë, shifra të përafërta me ato të SHBA-së.

Në Evropë, Republika Çeke numëron 2 561 vdekje për një milion banorë, Hungaria 2 352, Bullgaria në 2 032, Belgjika 2 004, Sllovenia 1 971 dhe Italia 1 869.

/a.m/NOA.al