Transmetuar më 09-04-2021, 20:37

Kur të gjithë presin të marrë fund makthi “Covid”, konspiracionisti i njohur Alfred Cako parashikon kohëra të frikshme, sidomos për shqiptarët.

Ai tha se dimri që do të vijë do të jetë shumë i vështirë në botë, madje parashikoi se situata e pazakontë do të zgjasë 10 vite.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të ardhshëm të shqiptarëve që të jenë të përgatitur.

“I bëj thirrje kryeministrit të ardhshëm dhe shqiptarëve. Mos i shisni prodhimet bujqësore jashtë shtetit, sikur dhe me flori t‘ua japin. Ushqeni popullin tuaj. Grurë, misër, drithëra, zarzavate, vaj ulliri. Shqiptarët të ruajnë kafshët e tyre që të ushqejnë vendin”, tha ai.

“Dimri 2021-2022 do jetë shumë i vështirë në botë dhe do vijnë t’i kërkojnë me çmime shumë të larta. Qeveria ti ngrejë doganat me çmime shumë të larta që ata të mos kenë mundësi të marrin asnjë gjë. Të mbushen frigoriferët plot në vjeshtë, me limona mandarina, vaj ulliri etj”.

“Shqiptarët do të përballojnë një dimër jashtëzakonisht të frikshëm. Më i frikshëm do jetë tjetri pasi është luftë 10-vjeçare” tha Cako.

/a.m/NOA.al