Transmetuar më 09-04-2021, 20:18

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë publik numrin e votuesve të rinj që do kenë mundësi të votojnë këtë vit.

Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë dhe vota e mbi 100 mijë të rinjve që do të votojnë për herë të parë, mund të jetë vendimtare.

Sipas Celibashit, janë 107,024 votues të rinj që do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021”.

“KQZ mbështet CoE Office in Albania dhe Akademia e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. /a.m/NOA.al