Rikthehet në nornalitet aeroporti i Rinasit, oraret e reja të fluturimeve
Transmetuar më 09-04-2021, 12:09

Tirana International Airport njoftoi sot se janë 25, fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte, datë 9 Prill duke pohuar se oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore.

Dy fluturimet e të enjtes 8 prill që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen sot sipas orarit që noa.al jua sjell më poshtë.

Pasagjerët e këtyre dy fluturimeve mund të paraqiten sot në TIA me të njëjtën biletë.

Në lidhje me afatin e tamponit, ju mund të kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë pasi lranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni.

Nisjet nga Tirana për datën 9 Prill 2021 i gjeni këtu.

Kurse mbërritjet në Tiranë për datën 9 Prill 2021 i gjeni këtu.

Më herët sot, ministrja e Infrastrukturës, Belind Balluku tha se Albcontrol është në normalitet të plotë.

"Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës", tha Balluku.

Ajo megjithatë kërkoi që drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. "Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku. Ajo nuk bëri asnjë koment për kontrollorët turq që erdhën me avion deri në Podgoricë dhe më tej me rrugë tokësore deri në Rinas dhe as sesa do të qëndrojnë ata këtu. /noa.al