Transmetuar më 09-04-2021, 10:18

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë në Gjirokastër, ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama theksonte se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën kulturore.

Në këtë takim ministri turk sëbashku me Ministren Anila Denaj kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

“U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”, shkruan Rama./K.B/NOA.al