Sulmuan tre zyrtarë policorë në Prizren, arrestohen dy persona
Transmetuar më 09-04-2021, 09:01

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.

Si pasojë tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtime mjekësore, gjithashtu edhe të dyshuarit kanë pranuar trajtimet mjekësore.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /S.H /NOA.al