Transmetuar më 08-04-2021, 19:03

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe ish-ministrja Mirela Kumbaro ka vijuar me turin e takimeve të tij elektorale ne qytetin e Gjirokastrës.

Qytetarë të shumtë dhe simpatizantë të PS-së e kanë pritur me këngë popullore kryeministrin Rama, të cilit i kushtojnë këto vargje:

“Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”.

Por Rama iu përgjigj me batuta: Jo moj jo, ik ik, mirupafshim rrofshi”.

Kreu i qeverisë ka zhvilluar vizita në bizneset tek pazari i Gjirokastrës, ku mori edhe një dhuratë të veçantë, logon e PS së gdhendur në gurë.

“Tani do lirojmë sezonin dhe do kesh punë se do vijnë njerëz. Më e keqja është duke ikur, më e mira po vjen përpara”, i tha Rama qytetarit i cili i bëri dhuratën.

“Këtë e gdhenda në gur. Historia shkruhet në gur gjithë kohës. Ja dhe babin tim e kam gdhendur në gur”, tha ai.

Rama i premtoi se dhuratën do ta vendoste në zyrë.

“Të rrosh dhe ta kujtosh babanë, shumë faleminderit. Këtë do e vë të zyra e PS atje”.

Rama iu ka premtuar bizneseve se situata do të ndryshojë me ardhjen e verës dhe se do të kenë një sezon të mbarë.

/a.m/NOA.al